Malisheva nuk gjen qetësi, për pesë muaj ndodhën tri vrasje

Për pesë muaj, Malisheva u trondit nga tri vrasje, transmeto IndeksOnline.
E fundit ndodhi mëngjesin e sotëm në Banjë, ku mbeti i vdekur Avni Basha, 32-vjeç, nga fshati Vraniq i Suharekës.
Autori i këtij krimi, Isuf Zogaj nga Bellanica dyshohet se për motive banale e privoi nga jeta shokun e tij. Ai menjëherë pasi e kishte kryer krimin, brenda veturës, është vetdorëzuar në stacionin e policisë në Malishevë, transmeton IndeksOnline.
Një vrasje tjetër kishte ndodhur me 28 prill në Kijevë të Malishevës.
Berat Berisha, (39-vjeç) dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij, Sadi Berisha (50-vjeç). Berati vazhdon të mbetet prapa grilave deri në përfundim të gjykimit.
E me 31 gusht, në fshatin Balincë të Malishevës kishte mbetur i vrarë 29-vjeçari, Shkodran Krasniqi.
Për këtë vrasje të dyshuar janë katër vëllezër: Kastriot Gashi, Fatmir Gashi, Xhavit Gashi dhe Asdren Gashi.
Shkodrani ishte tregtar i druve ndërsa dyshohet se vrasja kishte ndodhur gjatë shitjes së tyre./