Përfundon shkollën e mesme në Burgun e Dubravës, drenicasi Faton Hajrizi dëshiron t’ia mësyjë edhe Universitetit (Video)
Në një intervistë në Frontal të T7, Faton Hajrizi, i cili vazhdon vuajtjen e dënimit në Burgun e Dubravës për vrasjen një ushtari rus dhe për disa vepra të tjera, ka rrëfyer për përfundimin e shkollës së mesme në burg.
Hajrizi ka thënë se është e veçantë të përfundohet shkolla e mesme në burg, ndërkohë që ka thënë se dëshiron që të përfundojë edhe studimet universitare.
Ai ka thënë se i takon që të vazhdojë edhe studimet meqë ka përfunduar 2/3 e dënimit dhe se ka edhe rrethana të tjera lehtësuese që ia mundësojnë.
“Instalim, ngrohje, klimatizim dhe kanalizim e kam të kryer. Jam edhe i diplomuar. Jam i përgatitur edhe për fakultet. Kam shprehur edhe interesim për të shkuar në fakultet. Ligji për sanksionet penale e lejon, rrehtnat e burgut i kam të favorshme, kategorinë e kam hjek, vizitë humanitare jam shku dy herë, s’ka kurrfarë pengese me më lëshu në vikend. Po edhe mos me më leshu në vikend, e kam të lejuar me ligj, nën përcjellje me shku në fakultet”, ka thënë ai në Frontal./Express/