Zjarr në Skenderaj/ Bombola e gazit shkak që zjarri përfshiu shtëpinë, një zjarrfikës i lënduar

Një zjarrfikës nga Skenderaj ka pësuar lëndime mëngjesin e së premtës derisa po intervenonte në shuarjen e zjarrit i cili kishte kapluar shtëpinë e viktimës, transmeton DrenicaOnline.

Rasti i zjarrit ka ndodhur në rrugën “Nenë Tereza” rreth orës 08:50.

“Raportohet se nga një bombol gazi, kishte marr zjarr shtëpia e viktimës mashkull  kosovar. Gjatë shuarjes së zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë