Dy të vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti afër Pejës

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur më herët në Ozdrim të Pejës.

Burime të Indeksonline pohojnë se një tjetër person ka pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e aksidentit.

Viktimat dyshohet të kenë qenë duke ecur kur janë goditur me veturë nga një i dyshuar.

I dyshuari, drejtues i veturës, raportohet të jetë vetëdorëzuar në polici.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë