Publikohen pamjet e frikshme nga aksidenti afër Komoranit (Video)

Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran).

Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, transmeton DrenicaOnline.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë