Lladrovci: Sporti ka ecë më shumë se politika – katër kapitenë, tre kryekuvendarë, tre kryeministra shqiptarë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar sportin që ka arritur më shumë se politika në skenën ndërkombëtare.

“Pres nga kombëtarja jonë t’ua shkymin dritën rumunëve dhe ta dëshmojnë ekzistencën e Republikës së Kosovës, me fitore”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sporti ka ecë më shumë se politika…i kemi tre kryekuvendarë shqiptarë, tre kryeministra (nuk po e numëroj këtu A. Albanesen në Australi)…ndërsa i kemi katër kapitenë shqiptarë të kombëtareve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.

Kapiten Rrahmani në ballë të luanëve tanë, pikërisht këtu në Rumani, pres ta dëshmojnë fuqinë e Republikës së Kosovës, me lojë fer dhe përkushtim që sjell vetëm fitore. Pres nga kombëtarja jonë t’ua shkymin dritën rumunëve dhe ta dëshmojnë ekzistencën e Republikës së Kosovës, me fitore.

Na duhet fitorja pikërisht këtu, nga luanët e kombit, për Republikën dhe kualifikimin!

https://instagram.com/p/CxGRFgctGOi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë