Aksident trafiku në Poklek të Drenasit

Gjatë ditës së martë, rreth orës 16:00, ka ndodhur një aksident trafiku në Poklek të Drenasit.
Një veturë është goditur gjatë daljes në rrugën kryesore, Komora – Drenas, nga fshati Poklek.
Nuk dihet ende nëse ka lëdime në njerëz, sidoqoftë në bazë të lexuesve të DrenicaOnline, raportohet vetëm për dëme materiale.