Në QKMF-në e Drenasit reparti i stomatologjisë punon me dy turne

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas (QKMF), është një moment shumë i rëndësishëm për komunitetin, pasi reparti i stomatologjisë tashmë punon me dy turne. Ky zgjerim i gamës së shërbimeve do të sjellë më shumë lehtësi për qytetarët.
Nisur nga sot, banorët e Komunës së Drenasit mund të përfitojnë shërbime stomatologjike në oraret e zgjeruara, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes, pra me dy turne, falë një stafi të përkushtuar të profesionistëve shëndetësorë.
Ky ndryshim është një tjetër tregues i angazhimit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për komunitetin.
Po ashtu, progresi do të vazhdoj edhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare, duke përfshirë Tërstenikun, Arllatin dhe Komoranin, për të siguruar qëndrueshmëri në ofrimin e shërbimeve stomatologjike.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbetet e përkushtuar ndaj ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë komunitetin dhe vazhdon të jetë një burim rëndësishëm i kujdesit shëndetësor për banorët e komunës.