“Dajën e du shumë”, kjo është vogëlushja që u bë virale duke i kënduar dajës nga Komorani në dasmën e tij, dëgjojeni se çka thotë dhe si këndon

Meralba Mustafa, është vogëlushja e cila u bë virale në rrjetin social “Tik-Tok”, pasi që i ka kënduar dajës në dasmën e tij.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, pesë vjeçarja tha se dajen e do shumë.
“Dajen e dua shumë dhe kam dashur gjithmonë t’ia bëj befasi. Për surprizen më ka ndihmuar mami dhe babi”, tu shpreh Meralba për T7.
Ndër të tjera, vogëlushja tha se di shumë këngë dhe ka shumë dëshira për të ardhmen.
Po ashtu tregoi se ka filluar të shkoj parashkollor dhe në balet.
Se çfarë ka thënë më shumë e kuptoni duke klikuar në videon e mëposhtme.