Lajm i fundit: Vritet një 48 vjeçar, autori shtiu nga një veturë në lëvizje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Prizren, ku një person ka mbetur i vrarë.

Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është konstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia.

Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë