Lajmi i mirë për qytetarët e Drenasit

Rezervuari i ujit të pijes drejt finalizimit.

Pas përfundimit të punimeve teknike, në prani të zyrtarëve komunal, zyrtarëve nga ujësjellësi dhe punëkryresit, sot u zhvillua procesi i pranimit teknik, testimit të pompave, testimit të sondave dhe mbushjes së rezervarit me ujë në Kamenicë.

Rezervuari ka kapacitet prej 1 milion litrash ujë dhe brenda një kohe të shkurtër bashkë me kapacitete të tjera, do t’i dorëzohet në menaxhim Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit ”Prishtina” në mënyrë që të fillojë furnizimi me ujë të pijshëm për fshatrat përreth.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë