Vetura përplaset në trafo të rrymes, ky fshat i Drenasit që nga mbrëmë pa energji elektrike (Foto)

Banorët e fshatit Çikatovë e Re të Drenasit kanë mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmë si pasojë e dëmtimit të trafos, raporton DrenicaOnline.
Trafo nga e cila furnizohet fshati me energji elektrike është shkatërruar nga një vetaksident trafiku.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje të veturës e cila ishtë përplasur në shtyllë betoni ku ishte vendosur edhe trafo.
Banorët kërkojnë intervenimin e ekipeve të KEDS-it për të rregulluar prishjen pasi janë bërë shunë orë pa drita.
/DrenicaOnline/