Hajnat tentojnë t’i hynë në shtëpi, momenti kur amerikani shkrep breshëri plumbash nga brenda

Dy burra trokitën në derën e një banori të Teksasit, të cilët u prezantuan si mjeshtër, por nuk e bindën pronarin që t’ua hapte derën, pasi ai dyshoi në rrobat e njërit prej personave të panjohur.

“Shumë e frikshme, natyrisht. Nuk dija se çfarë të bëja në atë çast”- tha Ethan Rodriguez, banori që u ballafaqua me dy personat e dyshimtë, raporton televizioni BBC.

“A mund t’ju ndihmoj”- dëgjohet duke u thënë fillimisht banori të dyshuarve.

“Po, erdhën për t’jua kontrolluar filterët e ajrit”- ia kthen i dyshuari.

“Askush nuk është në shtëpi tani, duhet të prisni për një ditë tjetër”- i përgjigjet banori nga brenda.

“Oh, e vlerësoj shumë”- ia kthen i dyshuari.

Pas disa sekondave, banori kuptoi se bashkëbiseduesi nuk ishte aspak i kënaqur me përgjigjen e tij.

Në derë u dëgjuan kërcitje të forta. Të dyshuarit po mundoheshin që ta hapnin derën me forcë, duke e goditur fort me këmbë.

Sidoqoftë, atyre u erdhi një befasi e pakëndshme. Të shtënat nga brenda nisën dhe plumbat depërtuan nëpër derë e në murin e banesës përballë derës që ishte sulmuar me këmbë.

Dy të dyshuarit shihen duke ikur me vrap dhe njëri duket se ka shpëtuar për pak nga plumbat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë