Pasi u denua nga policia në mes të Drenicës, reagon gazetari i njohur: Bravo për Policinë, për 20km/h tejkalim shpejtësie, zbatoi ligjin
Sot, gazetari Ridvan Berisha është dënua nga Policia e Skenderajt, në rrugen magjistrale Skenderaj – Drenas.
Kjo sepse ai tejkaloi shpejtësinë e lejuar për 20km/h.
Postimi:
Bravo për policinë e Skenderajt!
Për 20km/h tejkalim shpejtësie, policia zbatoi ligjin!
Uroi që në këtë menyrë të zbatohet strikt ligji i trafikut për të gjithë!
Kjo i duhet Kosovës!


