Fillojnë punimet në rrugën që lidh dy fshatrat Sankofc e Zabel i Epërm

Kanë filluar punimet në rrugën që lidh fshatrat Sankofc dhe Zabel i Epërm me gjatësi 2700 m’. Kjo rrugë përveç që shkurton lidhjen mes fshatrave, do të lehtësoj lëvizjen e banorëve të kësaj zone, duke përfshirë edhe fshatrat Fushticë e Epërme dhe e Ulët.

“Në kuadër të investimeve kapitale për këto fshatra janë edhe disa segmente tjera rrugore të cilat shumë shpejtë do të asfaltohen”, ka njoftuar ndër të tjerash Drejtori për Infrastrukture Lokale, Endrit Gllareva gjatë vizitës së tij në terren.

Gjithashtu, vlen të theksohet se ka përfunduar një pjesë e ndriçimit publik në rrugën kryesore në Sankofc.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë