Del fotografia – ky është mjeku Xhavit Karaxha i arrestuar pas vdekjes së 35 vjeçares në Malishevë
Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë privat në Malishevë. Për pasojë janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar mjeku Xhavit Karaxha dhe pronarja e ordinancës, Hanife Karaxha.
Vendimi ka ardhur pasi një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është paraqitur për ta hequr një dhëmb në klinikën ku kanë punuar Xhavit e Hanife Karaxha, të cilët janë motër dhe vëlla.
Ndryshe, ordinanca ka qenë e regjistruar si ordinancë gjinekologjike me pronare Hanife Karaxhën.
Rasti ka ndodhur dje, ndërsa sipas faqes së fshatit, bëhet fjalë për qytetaren Leonora Shala nga fshati Ngucat i Malishevës e cila jetonte në Itali dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime me familje.
Ajo ka lënë pas katër fëmijë të mitur, një djalë dhe tri vajza.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.