Ngordhja e peshqve në lumin “Drenica” nuk është shkaktar nga shkarkimi i kanalizimeve

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit, ndjen për obligim të sqaroj shqetësimin e qytetarëve, njëherit të reagoj edhe ndaj mediave, se peshqit e ngordhur në lumin “Drenica”, nuk ka ndodhur për shkak të kanalizimeve, por qytetarë të pandergjegjshëm kanë hedhur peshqit e ngordhur në lum.

Pas informatave të banorëve, lidhur me ngrodhjen e peshqve në lumin “Drenica”, pranë subjektit afarist Restaurant “Lumi” në Komoran, inspektorët komunal, kanë dalur mënjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë inspektuar lumin, ku panë nga afër gjendjen e peshqve të ngordhur.

Peshqit e ngordhur, sipas dyshimeve të inspektorëve, janë hedhur në lum nga dikush i papergjegjshëm, i cili nëse arrihet të identifikohet, do të merren masa konfrom lidjeve ne fuqi.

Vlen të sqarohetr, se po ne këtë vend, pra në lumin “Drenica”, ka peshq dhe gjallesa të tjera ujore të cilat janë në gjendje shumë të mirë duke zhvilluar jetën e tyre normale në habitatin e tyre.

Lus edhe mediat, që para së të publikojnë infromatën, të kontaktojnë Komunën për sqarimet e nevojshme institucionale.

Komuna e Drenasit, thjuajse së në të gjitha vendbanimet, krysesisht pranë lumenjve dhe përrockave, ka shpenzuar mjete financiare nga taksapaguesit, ku ka rregulluar kolektorët për grumbullimin e ujërave të zeza dhe nuk ka vendbanim që nuk është përfshirë në rrjetin e kanalizimit, janë ndonjë lagje me numër të vogel të shtëpive.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë