Në Llapushnik e Fushticë të Ulët vendosen vendndaljet për autobus
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ne kuadër të realizimit të punëve të planifikuara për vitin 2023, ka finalizuar projektin për rregullimin dhe zgjerimin e vendndaljeve për autobus dhe mbulimin e tyre.
Ky projekt është realizuar në fshatin Llapushnik dhe Fushticë e Ulët dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve të këtyre vendbanimeve.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë do të vazhdoj me realizimin e projekteve sipas planifikimit të drejtorisë.