E çuditshme në Mitrovicë: Pronari i zë dy punëtorë të ndërtimit duke fjetur në orar të punës – “tani po ankohen”

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot gjatë ditës, ku pronari i një kompanie i ka zënë dy punëtorë duke fjetur në orarin e punës.

Ai kishte shkuar bashkë me kryepunëtorin në punishte, por punëtorët i gjeti në gjumë të thellë, shkruan “Jepi zë”.

“Tani ankohen punëtorët, a në orar të punës tuj flejt”, ka thënë pronari në kushte anonimiteti për “Jepi zë”.

Sipas tij, punëtorët e kanë kohën e caktuar të pauzës, por duket se këtyre nuk u doli ajo kohë, kështu që vazhduan gjumin në kontejnerin në vendpunishte.

Kujtojmë që Kosova ka nisur të ketë probleme me punëtorë, pasi mungesa e tyre ka nisur të vrehet.

Ka pasur shumë raste kur pronarët janë ankuar se nuk po gjejnë punëtorë.

Mirëpo, edhe shumë punëtorë janë ankuar për kushtet e punës dhe pagat./jepize

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë