Mos e humbisni/ Publikohet video se si bëhej jeta në Drenas në vitin 1974

Është publikuar një video nga jeta që bëhej në vitin 1974 në Rajonin e Drenicës.

Në videon që thuhet të jetë bërë në fshatin Korroticë të Ulët, jo larg Drenasit (ish Gllogocit) shihen burrat me plisa të bardhë teksa pijnë çaj ‘rusi’, duhan e bëjnë muhabet, transmeton DrenicaOnline.

Ndonëse video është e shkurtë nga ajo kuptohet se si është jetuar në ato kohëra.

Aty shihen edhe gratë teksa kryejnë punët e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë.

Video është postuar nga faqja FM Images Albania.

(KLIKO MBI FOTO PËR TA PARË VIDEON)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë