Ky super park po ndërtohet në këtë fshat të Drenasit (Foto)

Dje filluan punimet për rregullimin e parkut rekreativ në Kamenicë (Gllobarë), një hapësirë prej 50 hektar apo 500.000 m2 më shumë për qytetarët tanë.
Parku rekreativ do të ndërtohet në pishat e Kamenicës, në mes të fshatrave Gllobar, Qikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Verboc dhe Terstenik duke iu krijuar mundësi banorëve të kalojnë kohën e lirë në hapësira të gjelberta.
“Gjithashtu, ideja kryesore për organizimin e këtij parku është rregullimi i një shtegu primar për fëmijët, të rinjtë dhe të moshurit ku do të jetë i pajisur me lodra, shtigje për vrapim, ecje dhe çiklist”, ka thënë drejtori për infrastrukturë, Endrit Gllareva.
Projekti po realizohet në kuadër të planit investiv kapital të buxhetit të vitit 2023-2024 të komunës së Drenasit, përkatësisht Drejtorisë për Infrastrukturë Lokale.