Komorani nga mesi i këtij muaji do ta ketë shërbimin e rëntgenit

Përkujdesja parësore në komunën e Drenasit, po merr cilësi të reja, pas blerjes së aparatit të ri të rëntgenit të vendosur në QKMF.

Pajisja e mëhershme e rëntgenit, do të funksionalizohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku qytetarëve do t’u ofrohet ky shërbim. Kështu, Përkujdesja parësore në Drenasit, do të ofrojë në dy vende shërbime rentgenologjike, në QKMF dhe QMF.

Kompania e cila ka marrë përsipër demontimin, transferin, montimin dhe lëshimin në punë të rentgenit, deri nga mesi i gushtit pritet ta bëj gati në shërbim të qytetarëve.

Komuna e Drenasit, ka bërë investime të konsiderueshme në shëndetësi dhe ofron përkujdesje parësore 24 orës në QKMF në Drenas dhe QMF në Komoran.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë