Detaje: I dyshuari për plagosjen në Klinë grabiti një veturë në mes të rrugës dhe u arratis

Pak më parë u raportua për gjuajtje me armë në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, ku i dyshuari Tush Frroku, për motive akoma të panjohura e ka plagosur me armë zjarri viktimën Anton Prela.
Sinjali mëson se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.
Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, Frroku ka grabitur një veturë në mes të rrugës, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.
Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.
.
.