I riu që u vra mbrëmë në Prishtinë është nga ky fshat i Drenasit

Nga të shtënat me armë mbrëmë në lokalin Bon Vivant në Prishtinë, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve, ka mbetur pa shenja jete një person, ndërsa 17 të tjerë janë lënduar, 7 prej tyre janë plagosur me armë
Personi që ka ndërruar jetë është Kastriot Ramadani, 39-vjeçar nga Zabeli i Ulët i Drenasit.
Lajmin për vdekjen e 39-vjeçarit e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.
Ndërkohë për vdekjen e Kastriotit ka njoftuar edhe faqja e fshatit në Facebook./Indeksonline/