Disa të plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë, e pëson edhe një femër dhe sigurimi i lokalit (Video)

Indeksonline raportoi më herët se në një lokal në qendër të Prishtinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Burime të Indeksonline pohojnë se nga këto të shtëna janë plagosur rreth shtatë persona, përfshirë një vajzë dhe një roje sigurimi.
Një person tjetër raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia është në vendin e ngjarjes, teksa një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar.