“Ishin bashkë vetëm pak muaj”/ Vrasja argjentinases në Kosovë top-lajm në Zvicër

Mediat zvicerane po raportojnë intensivisht për rastin tragjik në Fushë Kosovë, ku një 27 vjeçare dyshohet se u vra nga një kosovar, të cilit Gjykata dje ia caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, duke e përmendur dyshimin e bazuar se ai e kishte hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli argjentinasen, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta e njohur zvicerane “20 Minuten’ raporton se i dyshuari dhe viktima ishin në lidhje që katër muaj dhe kishin udhëtuar drejt Kosovës me rastin e martesës së vëllait të 32-vjeçarit.

Ndërkohë sipas LeCanton27.ch, kosovari pas një debati e ka shtyrë argjentinasen nga dritarja në katin e gjashtë të hotelit.

E mediumi zviceran “Blick” shkruan se Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) konfirmoi arrestimin e shtetasit zviceran.

“Sipas autoriteteve, nuk kishte informacione të mëtejshme për rrethanat dhe motivin as në Kosovë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë këqyrjen e trupit të viktimës. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet. (SDA/zis)”, shkroi “Blick”.

Sipas Blick pas rastit tragjik, familja ka anuluar dasmën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë