Vritet një femër në Fushë Kosovë, policia jep detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga QKUK-ja janë njoftuar se ka vdekur një femër, shtetase e Argjentinës, si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit në Fushë Kosovë, ku ka qenë duke qëndruar së bashku me të dyshuarin, shtetas Zviceran.
Në raportin e policisë rasti figuron si vrasje ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Gjithnjë sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë.