Lladrovci takon normalistët e vitit 1967

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në takimin e disa mësuesve normalistë të vitit 1967.
Respekti për mësuesit, kurrë nuk është i mjaftueshëm, sepse, ata kishin role të shumëfishta, përtej mësuesit, me themel të fortë atdhetarie, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Kam qenë i nderuar të marrë pjesë në takimin e normalistëve, gjeneratë e vitit 1967. Mësuesit tanë ishin të preokupuar thellësisht me çështjen kombëtare dhe frymëzimin e të rinjve dhe të rejave për arsimim.
Respekti për mësuesit, kurrë nuk është i mjaftueshëm, sepse, ata kishin role të shumëfishta, përtej mësuesit, me themel të fortë atdhetarie.
Në foto jam me mësuesit Muharrem Xhafolli, Ibush Kelmendi, Rexhep Berisha, Fitim e Sejdi Hajdari, Musli Krasniqi, Njazi Miftari, Nysret Pllana dhe Mësuesi Mehdi.
Faleminderit për ftesën mësuesi Mehdi, faleminderit mësues të dashur për nderimin. Ju paçim!
https://instagram.com/p/CvdHOHnNITG/