Lladrovci priti në takim nxënësit që ishin pjesë e Olimpiades se IV-të “Matematike Kosovë-Shqipëri” (KAMO 2023)
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim nxënësit që ishin pjesë e Olimpiades se IV-të “Matematike Kosovë-Shqipëri” (KAMO 2023).
Së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, u njoftuan rreth ngjarjes shkencore që dalloi nxënësit tanë.
Gjatë këtij takimi kryetari Lladrovci ndau mirënjohje për nxënësit që ishin pjesë e Olimpiades se IV-të “Matematike Kosovë-Shqipëri” (KAMO 2023).
Lladrovci ju dëshiroj edhe shumë suksese tjera nxënësve Verena Gashi, Reis Mifrarit, Lorit Halilaj dhe Olsi Vrellaku, si dhe një falënderim i vecantë për përfaqësuesin e Shoqatës së Matematikanëve të Drenasit, Driton Bilalli.