Arrestohet një person në Drenas, e sulmoi me mjet të mprehtë viktimën dhe ja dëmtoi traktorin

Të martën pasdite është arrestuar një person në Drenas për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Përveç lëndimit, i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës.

Me vendim të prokurorit rasti është hapur lëndim i lehtë trupore dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa me rastin po vazhdon të merret njësiti i hetimeve në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë