EMOCIONUESE: Urimi i Jakup Krasniqit për martesën e vajzës: Gresë! Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë, se po martohesh me Sadikun e Dardanisë

Gresë Krasniqi, vajza e atdhetarit të madh Jakup Krasniqi, i cili ndodhet në Hagë duke u përballur me një gjyq, sot edhe zyrtarisht po martohet me Sadikun, transmeton DrenicaOnline.
Ata morën një urim të veçantë nga mjekërbardhi dhe njeriu i hekurt, Jakup Krasniqi:
“Gresë!
Kur një ditë një padrejtësi tinëzare Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore
Fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë Me bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!
Gresë!
Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë
Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë
Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë Që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë!”
Jakup Krasniqi
1 gusht 2023