Po vazhdon asfaltimi i rrugës ‘Besim Mala’ në Drenas me gjatësi 600m (Foto)

Edhe sot po vazhdon asfaltimi i rrugës ‘Besim Mala’ në Drenas me gjatësi 600m.

Për të parë nga afër punimet qe po zhvillohen në këtë segment rrugor, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci bashkë me Drejtorin për Infrastrukturë Publike, Endrit Gllareva vizituan vendpunishten.

Projektet e planifikuara infrastrukturore do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim për të mirën e qytetarëve.

Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për qytetarët duke iu lehtesuar qasjen, dhe marrjen e shërbimeve në lokalitetet ku jetojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë