Policia jep detaje për vrasjen e tre personave afër Lipjanit

Tre persona janë vrarë me armë zjarri sot pasdite në Rufc të Lipjanit.

Policia ka konfirmuar rastin duke dhënë detaje.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./IndeksOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë