Lladrovci: Faleminderit miku im Grondahl, suksese z. Hodaj!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mori pjesë në inaugurimin e Konsullit të parë të Përgjithshëm nderi të Norvegjisë në Kosovë, z. Taulant Hodaj.
Lladrovci ka shkruar se: “Në veçanti më gëzoi takimi me mikun tim, Ambasadorin Jens Erik Grondahl, i cili ka kontribuar për thellimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona dhe gjatë mandatit të tij, shfaqi hapur gëzimet dhe urimet për sukseset dhe arritjet tona si mik i vërtetë i Kosovës”.
Postimi i plotë:
Isha i nderuar me ftesën për pjesëmarrje në promovimin e z. Taulant Hodaj, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Norvegjisë në Kosovë.
Norvegjia ka rëndësi për neve për shkak se nga fillimet e rezistencës tonë kundër okupimit, në këtë shtet gjetëm miqësi dhe mbështetje diplomatike, dyer të hapura për qytetarët tanë të përndjekur, ndihma gjatë luftës tonë çlirimtare, shtetndërtimin si dhe njohjen e Pavarësisë.
Në veçanti më gëzoi takimi me mikun tim, Ambasadorin Jens Erik Grondahl, i cili ka kontribuar për thellimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona dhe gjatë mandatit të tij, shfaqi hapur gëzimet dhe urimet për sukseset dhe arritjet tona si mik i vërtetë i Kosovës.
Faleminderit miku im Grondahl, suksese z. Hodaj!
https://instagram.com/p/CvQIP4Rt3on/