Lladrovci padit për shpifje Drenorin dhe Ajazin

Kryetari i komunës së Drenasit, ka parashtruar padi ndaj Xhavit Drenorit, Driton Ajazit, dhe portalit Insajderi, ndërsa për nesër ka paralajmëruar padi ndaj portalit Rajoni.
“Shpifja në Republikën e Kosovës, me ligj është e ndaluar dhe e ndëshkueshme. Shihemi në Gjykatë”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në instagram:
Shpifja është e ndëshkueshme.
Gjatë ditës së sotme, kam ushtruar padi për shpifje ndaj Xhavit Drenorit, Driton Ajazit, ndaj portalit “Insajderi”, ndërsa nesër do të bëj edhe një padi për shpifje ndaj portalit “ Rajoni. org ”.
Shpifja në Republikën e Kosovës, me ligj është e ndaluar dhe e ndëshkueshme. Shihemi në Gjykatë!
https://www.instagram.com/p/CvKceguNvGJ/