Lladrovci nderon heroin Ymer Alushani: Legjenda e Vogëlushit, është e gjallë dhe na tregon se si duhet atdheu

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lartë veprën heroike të heroit Ymer Alushani – Vogëlushi, sot, në Memorialin e dëshmorëve në Kleçkë.

Gryka e Llapushnikut ishte mburojë e fuqishme e bijave dhe bijve më të mirë të kombit, të rreshtuar në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty, në Grykë, legjenda e Vogëlushit, është e gjallë dhe na tregon se si duhet atdheu, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e 25-të, me bashkëpunëtorë, kemi bërë homazhe dhe vendosem lule të freskëta, në Memorialin e Dëshmorëve në Kleçkë, te vendi ku prehet heroi i Kosovës, Ymer Alushani – Vogëlushi, në shenjë nderimi për heroizmin e tij.

Gryka e Llapushnikut ishte mburojë e fuqishme e bijave dhe bijve më të mirë të kombit, të rreshtuar në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty, në Grykë, legjenda e Vogëlushit, është e gjallë dhe na tregon se si duhet atdheu.

Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, Kosovën e deshtën pa hile, dhanë më të shtrenjtën e tyre- jetën, ndërsa neve na mbetet, të punojmë me motivet e atdhetarizmit të pakufishëm të tyre, për qytetarët tanë, për barazinë para ligjit dhe gjasa të barabarta.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Ymer Alushani – Vogëlushi!


https://www.instagram.com/p/CvKxs1Vtjsf/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë