Lehtësohet qasja në qendrën e Drenasit, qytetarët nuk e kanë më hallin e parkingjeve

Në kohën kur mërgimtarët tanë vizitojnë vendlindjet e tyre, si rrjedhojë rritet edhe qarkullimi i veturave në vendin tonë, kësisoj rritet edhe kërkesa për hapësira për parkimin e veturave.
Duke u nisur nga kjo, komuna e Drenasit ka njoftuar se janë shtuar edhe 100 parkingje të reja që do të jenë në dispozicion për shfrytëzim nga qytetarët tanë, krahas 350 parkingjeve që u përuruan javë më parë, e që gjithsej arrijnë shifrën prej 450 parkingjeve të reja.
“Kjo duke u nisur nga evidentimi që kemi bërë në terren, kemi evidentuar si një ndër problemet bazike me të cilën përballeshin qytetarët ishte mungesa e hapësirave për parkimin e veturave”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton DrenicaOnline.
Krahas kësaj është bërë asfaltimi i pjesës rrugore që lehtëson kyqjen e automjeteve në qendrën e qytetit të Drenasit.
Komuna e Drenasit vazhdon me karvanin e investimeve infrastrukturore për të mirën e qytetarëve.