Lladrovci: Kujtimet e Haqif Mulliqit nga lufta, për neve do të mbeten si disa nga margaritarët e shkëlqyer të vlerësimit të heronjve tanë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur dhimbje me rastin e kalimit në amshim të profesorit, gazetarit të luftës dhe dramaturgut, Haqif Mulliqi.
Kujtimet e Haqif Mulliqit nga lufta, për neve do të mbeten si disa nga margaritarët e shkëlqyer të vlerësimit të heronjve tanë, Fehmiut, Xhevës, Asllanit dhe heronjtë tjerë që historia ua kishte ngarkuar barrën e flijimit për liri, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Me dhimbje e mora lajmin se kaloi në amshim, gazetari i luftës, profesori e dramaturgu i shquar, Haqif Mulliqi.
Do ta kujtojmë gjithmonë me nderim, për veprimtarinë e tij të lidhur edhe me luftën tonë çlirimtare, duke promovuar të vërtetat e fronteve të luftës, plagët dhe dhimbjet tona.
Kujtimet e Haqif Mulliqit nga lufta, për neve do të mbeten si disa nga margaritarët e shkëlqyer të vlerësimit të heronjve tanë, Fehmiut, Xhevës, Asllanit dhe heronjtë tjerë që historia ua kishte ngarkuar barrën e flijimit për liri.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Haqif Mulliqi!
https://instagram.com/p/CvIcUJbtKf2/