Ndeshje kontrolluese/ Feronikeli 74 fiton me rezultat 4 : 1 ndaj Fushë Kosovës

Feronikeli 74 është duke u kompletuar për të nisur garat në Superligë.
Skuadra nga Drenasi ka zhvilluar tri ndeshje kontrolluese të cilat i ka fituar me rezultate bindëse.
Të shtunën pasdite, ‘Nikli’ e ka mposhtuar Fushë Kosovën, e cila po ashtu po përgatitet për Superligë, me rezultat 4:1, transmeton DrenicaOnline.
Rikujtojmë se me ‘Niklin’ kanë nënshkruar disa prej lojëtarëve më të mirë në Kosovë.
/DrenicaOnline/
.
.