Ndërtohet fusha sportive në Tërstenik

Rinia e Drenasit do të ketë infrastrukturën e nevojshme të zhvillojë aktivitetet sportive në vendbanimet ku ata jetojnë.

Projekti i ndërtimit të fushës sportive në Tërstenik është realizuar me sukses. Tanimë kjo fushë sportive do të përdoret për aktivitetet sportive të rinisë së fshatit, duke plotësuar kështu nevojën për vende adekuate për të zhvilluar këto aktivitete.

Me kohën është rritur vetëdija qytetare për jetë të shëndetshme e si rrjedhojë është rritur kërkesa për aktivitetet sportive në komunën tonë, e kësisoji ne vërejmë që kemi nevojë të investojmë në fushat sportive. Në këtë kohë, shumë fëmijë, të rinj dhe të rritur duan të angazhohen në sporte të ndryshme, por mungesa e fushave ishte evidente. Si qeverisje lokale kemi futur në listën e prioriteteve ndërtimin e fushave sportive në të cilat do të zhvillohen aktivitetet në fjalë..

Fushat sportive jo vetëm që do të sjellin një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien e banorëve të Komunës sonë, por gjithashtu do të ndihmojnë në socializimin e shëndoshë nëpërmjet sportit dhe bashkëpunimit mes rinisë dhe të rriturve. Gjithashtu, do të ofrojnë një platformë të përshtatshme për organizimin e turneve lokale dhe evenimenteve sportive, duke nxitur pjesëmarrjen aktive të banorëve në aktivitete të tilla.

Jemi të vetëdijshëm që një infrastrukturë sportive e përshtatshme do të ndihmojë në formimin e talentëve lokal të cilët çdo herë janë dëshmuar me sukseset e tyre edhe kur kishin mungesa të nevojave elementare.

Jemi të vendosur që të investojmë këto fusha edhe në vendbanimet tjera dhe të krijojmë një mjedis të përshtatshëm për aktivitete sportive për të gjithë banorët e Komunës së Drenasit.

Për ne është një investim në mirëqenien dhe ardhmërinë e rinisë sonë, si dhe një hap i rëndësishëm drejt një komuniteti më të shëndetshëm dhe më të lidhur me sportin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë