Aksident fatal në këtë fshat të Malishevës, vdes një 22 vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodh në fshatin Panorc të komunës së Malishevës.
Aksidenti ka ndodh sot rreth orës 12:30, ku për pasojë e ka humbur jetën 22 vjeçari, i cili dyshohet ta ketë humbur kontrollin mbi automjet.
Lajmin e ka konfimruar Policia në Gjakovë.
“Ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.
Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, thuhet në deklarimin e Policisë.