Nasuf Mulaku zgjedhet administrator i Komoranit III dhe IV

Sot pasdite, në ambientet ShFMU “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran, janë mbajtur zgjedhjet për administrator (kryetar) dhe këshillit lokal të këtij vendbanimi, ku me shumicë votash, Nasuf Mulaku, u zgjodh përfaqësues i Komoranit III dhe IV.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e Komoranit III dhe IV, u pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me vota unanime, Nasuf Mulaku, zgjidhet kryesues i këshillit lokal për Komoranin III dhe IV, si dhe anëtarët e këshillit lokal po ashtu, në përbërje nga: Sali Berisha, Dush Nishori, Florim Ibrahimi dhe Florim Rexha nga Komorani III, ndersa Dardan Bogiqi dhe Atdhe Bogiqi nga Komorani IV.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijojë në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen e Komunës, si dhe llogarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.