Tjetër aksident trafiku në magjistralen Skenderaj-Drenas, shtatë persona të lënduar
Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Skenderaj-Drenas, përkatësisht në fshatin Polluzhë, raporton rajoni.
Burimet e rajonit kanë thënë se shtatë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësorë.
Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
.
.
.
.


