Arrestohen dy persona në Skenderaj, thyen xhamat e një lokali dhe dëmtuan veturën e viktimës

Janë arrestuar dy persona në Skenderaj pasi që të njëjtit të martën rreth orës 22:00, me mjete të forta kanë dëmtuar xhamat e një lokali dhe veturën e viktimës.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1500 euro, transmeton DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.

Prokurori ka urdhëruar policinë të hapë rast për dëmtim apo asgjësim i pasurisë.
/DrenicaOnline/
.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë