Aksident trafiku në këtë fshat të Drenicës, një person përfundon me urgjencë në QKUK

Një shofer derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur trotinetin të cilën ishte duke drejtuar një fëmijë.

Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 19 e 30 në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, transmeton DrenicaOnline.

Si pasojë e aksidentit,  lëndime ka pësuar viktima, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.  

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

/DrenicaOnline/

.

.

.
 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë