Si e ndryshoi rrëfimin Kusari-Lila për komunikimin e saj me Radoiçiqin: Unë i kam folur në shqip

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita e djeshme, pasi Nacionalha publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Kusari-Lila ishte e ftuar mbrëmë në Debat Plus, ku ka folur për përgjimet e publikuara të hënën.

Gjatë emisionit, Kusari e ka ndryshuar sërish rrëfimin e saj. Pasi tha se vetëm e ka dëgjuar një diskutim në shqip, Kusari e pranoi më pas se ka biseduar.

Pra e ndryshoi termin, nga dëgjimi në bisedë, që sipas fjalorit online të gjuhës shqipe nënkupton “shkëmbim mendimesh me të folur të lirë”.

“Jo, nuk është e vërtetë absolutisht, jo. Kurdo e ballafaqoj publikisht, kurdo mundem me e konfirmu kjo biseda e shkurtër 3-minutëshe në gjuhën shqipe në interfon në zyrën time, ka qenë vetëm një herë kjo bisedë, asnjëherë tjetër nuk ka pasë as komunikim, as koordinim.” – tha ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë