Xhevdet Shishani zgjidhet kryetar i fshatrave Dobroshec, Godanc dhe Çikatovë e Vjetër

Mbrëmë, në ambientet e ShFMU “Rilindja” në fshatin Dobroshec, janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatrave dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i fshatit Dobroshec, Godanc dhe Çikatovë e Vjetër, Xhevdet Shishani.

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave Dobroshec, Godanc dhe Çikatovë e Vjetër, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatrave si dhe këshillit lokal.

Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur administratori i këtyre fshatrave, 𝐗𝐡𝐞𝐯𝐝𝐞𝐭 𝐒𝐡𝐢𝐬𝐡𝐚𝐧𝐢, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥 𝐧𝐠𝐚𝐟𝐬𝐡𝐚𝐭𝐢 𝐃𝐨𝐛𝐫𝐨𝐬𝐡𝐞𝐜, 𝐅𝐚𝐝𝐢𝐥 𝐏𝐫𝐞𝐧𝐤𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐢𝐟𝐭𝐚𝐫 𝐀𝐯𝐝𝐲𝐥𝐢, 𝐧𝐠𝐚 𝐟𝐬𝐡𝐚𝐭𝐢 𝐆𝐨𝐝𝐚𝐧𝐜, 𝐐𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐁𝐞𝐫𝐛𝐚𝐭𝐨𝐯𝐜𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐢𝐬𝐥𝐢𝐦 𝐁𝐞𝐫𝐛𝐚𝐭𝐨𝐯𝐜𝐢 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐂̧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐨𝐯𝐚 𝐞 𝐕𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫, 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐫 𝐃𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐡𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐭𝐥𝐮𝐦 𝐌𝐨𝐫𝐢𝐧𝐚.

Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe llogarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë