Po nis faza e re e zhvillimit të Drenasit, miratohet Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit të

Sot, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, është miratuar Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit të Drenasit 2023-2031, si dokument i planifikimit hapësinor që përcakton kushtet për rregullimin e hapësirave për zonën urbane.
Komuna jonë, me miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit, gjatë qeverisjes së Kryetarit Ramiz Lladrovci kompleton legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, me Hartën Zonale të Komunës dhe Planin Zhvillimor Komunal tashmë në fuqi.
Me këtë miratim, po fillon faza e re e zhvillimit për qytetin, për të gjitha ndërtimet e ulëta, të mesme dhe të larta në Drenas.
Falënderim për ekspertët e kompanisë hartuese të PRrH-së nga INSI shpk, Ekipit Komunal për Planifikim Hapësinor, si dhe të gjithë qytetarët me grupet e interesit që morën pjesë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për zhvillimin e qytetit tonë.
Urime!