Ramiz Lladrovci: Ma kadal Ministre, mos e kap historinë për bishti!

Opinion

Ministrja Albulena Haxhiu merret me gjithçka, ditëve të fundit foli për Serbinë, për rrëmbimin e tre policëve, u përpoq të gjej fajtorin e vdekjes së dy personave nga vërshimet, për armët e konfiskuara, krimin, propagandën e skajshme partiake thuajse është ministre e Vv e jo ministre e Kosovës.

Sot, me një postim në rrjetin social, me moralizim fëmijëror, komenton ligjin e 27.6.2013 dhe rikthen listën e deputetëve që votuan marrëveshjen ndërkombëtare që synonte të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Unë isha njëri nga deputetët që votova atë ligj dhe fare nuk pendohem as kërkoj falje, siç sot kërkon Ministrja. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i ka hapur rrugë integrimit të serbëve të katër komunave të veriut në institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjykata, Prokuroria, Policia, Administrata për zgjedhje me institucionet tjera, kanë vepruar plotësisht në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Për herë të parë, institucionet, stema, simbolet e shtetit u pranuan në katër komunat e veriut. Politika aventuriere e qeverisë aktuale i shoi ato institucione për pak minuta. Për të arritur te ky ligj, ishin 13 vjet angazhim për normalizimin e situatës në veri, evitimin e rrezikut për shtetin tonë dhe rrugës drejt vlerave euro-atlantike pa cenuar territorin e integritetin e vendit.

Disa përgjigje do të ishte më mirë t’i jepte Ministrja dhe Qeveria se sa të dëshmojë padijeni:
Si është gjendjen në veri, si punon Gjykata, Prokuroria, Policia, administrata në katër komunat e veriut?
Kujt i konvenon kjo gjendje?
Me sjelljet e pakoordinuara me aleatët, Qeveria i dha hapësirë bandave kriminale të rrezikohet seriozisht kushtetuta me pushtetin e Asociacionit madje me rrezikun e shkëputjes së veriut nga Kosova.
Sa merreni me vitin 2013, pse nuk i konsultoni aleatët se çka është më mirë për Kosovën, aleatët dinë më shumë se ju. Qeverisja është përgjegjësi jo propagandë. Ma kadal Ministre, mos e kapni për bishti historinë e re të Kosovës!
https://www.instagram.com/p/CuAUih-Np9u/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë