Pensionohet profesori i nderuar Tahir Hoxha nga Drenasi

Shkolla “Fehmi Lladrovci” në Drenas përcolli për në pension profesorin e nderuar, Tahir Hoxha, të cilit i urojë shëndet dhe jetë të gjatë viteve në vijim.
Kolegtivi e falënderon profesorin e nderuar për kontributin e tij shumë të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, profesionalizimin, pendantërinë në punë dhe zellin e pakontestuar, profesori Tahir la gjurmë të pashlyeshme në shkollën “Fehmi Lladrovci”.
Edhe njëherë, mirënjohje dhe falënderim të parezervë për ju profesor Tahir Hoxha.
Shëndet dhe respekt për jetë.